Rezultatet negative, Bayern Munich vendos për trajnerin Nagelsmann

schedule12:33 - 19 Shtator, 2022

schedule 12:33 - 19 Shtator, 2022

Bayern Munich nuk po kalon një moment të mirë në Bundesliga. Humbja kundër Augsburg ka bërë që të ketë edhe dyshime mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajnerin Julian Nagelsmann.

“Nuk po shqyrtojmë asnjë emër trajneri tjetër. Jemi plotësisht të bindur për të vazhduar me Julian. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur.

Sapo të rikthehet gara, ndaj Bayern Leverkusen duhet të bëjmë gjithçka që të fitojmë”, u shpreh Oliver Kahn, i cili kështu konfirmoi Nagelsmann në krye të ekipit. /abcnews.al