Ish-trajneri i përkohshëm i Chelsea, në periudhën kur Graham Potter u largua nga stoli i “bluve”, Bruno Salto është larguar këtë të hënë nga detyra si ndihmësi i teknikut argjentinas, Mauricio Pochettino.
Lajmi u bë i ditur nga mediat britanike, me këta të fundit që thonë në raportimet e tyre se brodi i “bluve” ka paguar pjesën e mbetur të kontratës së spanjollit, për ta larguar përfundimit nga “Stamford Bridge”.
Saltor erdhi te Chelsea si asistent i Graham Potter dhe drejtoi skuadrën përkohësisht në momentin e shkarkimit të tij. Më pas Lampard nuk e mbajti në stafin e tij, por e riktheu Pochettino, duke qenë se ishte ende nën kontratë me “blutë”. /i.m /abcnews.al