Zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Bjellorusi shkaktuan konflikte dhe protestë të cilat pasuan në përleshje me policinë.
Raportohet se një person ka humbur jetën dhe rreth 120 të tjerë janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura të dielën, shkruajnë mediat e huaja.
Protestat shpërthyen pas një sondazhi, rezultati i të cilit tregonte se Presidenti Alexandër Lukashenko fitoi gati 80% të votave.
Ndërsa vetë Lukashenko dukej i vendosur për të fituar edhe një mandat të gjashtë edhe pse kundërshtarët e tij u shprehen se rezultatet ishin të manipuluara.