Mauricio Pochettino nuk do të shkojë te Chelsea.
Trajneri argjentinas ka mbetur i papunë që kur u shkarkua nga Paris Saint-Germain verën e kaluar. Pochettino u konsiderua favorit nga Chelsea pas dorëheqjes së Thomas Tuchel në shtator, por blutë afruan Graham Potter.
Sipas gazetarit, David Ornstein, pavarësisht problemeve të vazhdueshme, për një të ardhme të parashikueshme, drejtuesit e bluve nuk kanë ndërmend të ndalojnë së punuari me anglezin. /G.D abcnews.al/