Rezultatet dhe renditja në ligat kryesore: Inter e bën “baltë”, Milan tregon “dhëmbët” ndaj Napolit, Chelsea dhe United “bien”

schedule11:57 - 3 Prill, 2023

schedule 11:57 - 3 Prill, 2023

Nga Hergi Llupi

Kjo fundjavë ka pasur shumë sfida të forta dhe mjaft interesante, ku madje ka pasur surpriza edhe në rezultate.

Në Serie A, Interi është befasuar në shtëpi ndaj Fiorentinës me rezultatin minimal 0-1. Skuadra “La Viola” ndodhet në një formë të jashtëzakonshme dhe këtë gjë e ka treguar edhe ndaj Interit në San Siro duke “gjunjëzuar” zikaltërit. Interi tashmë mund të thuhet se rrezikon seriozisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Zikaltërit aktualisht ndodhen në vendin e katërt të tabelës me 50 pikë dhe vendi i pestë që ndodhet Roma me po aq pikë, është për zonën e Europa League. Inzaghi ka pësuar kështu humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe të katërtën në 5 ndeshjet e fundit dhe ardhmja e tij tashmë rrezikohet seriozisht.

Milan ka bërë një fitore të jashtëzakonshme në “Maradona Stadio” kundër Napolit me rezultatin e thellë 0-4. Kuqezinjtë kanë treguar se sa ju vlen lëkura dhe i kanë treguar Napolit se në Champions çerekfinalja nuk do të jetë aspak e lehtë për ta. Edhe pse Napoli është shumë pranë fitimit të kampionatit, rezultati i mbrëmjes të së dielës ndaj kampionëve në fuqi ka treguar se bileta për në gjysmëfinalen e Championsit do të jetë tepër e vështirë ndaj tyre.

Juventus, Lazio dhe Roma gjithashtu kanë marrë fitore me peshë të madhe këtë fundjavë në raundin e 28-të të Serie A.

Në Premier League janë luajtur ndeshjet e raundit të 29-të të kampionatit. Fundjava nisi me supersfidën Manchester City-Liverpool, ku “qytetarët” “shkatërruan” skuadrën e Klopp me rezultatin 4-1. Edhe pse “të kuqtë” kaluan të parët në avantazh, City arriti të përmbyste rezultatin mjeshtërisht dhe me këtë fitore vazhdon të ndjekë nga pas Arsenalin me shpresën se “topçinjtë” mund të gabojnë gjatë rrugës. City aktualisht ndodhet në vendin e dytë me 64 pikë, 8 më pak se Arsenali i vendit të parë, ndërsa Liverpool në vendin e 8-të të tabelës, larg çdo kompeticioni evropian deri më tani.

Arsenal gjithashtu ka fituar me të njëjtin rezultat si Manchester City kundër Leeds në “Emirates Stadium”. Skuadra Arteta-s vazhdon rrugëtimin drejt trofeut dhe çdo javë bëhet akoma edhe më i prekshëm. Në serinë e katër golave, ishte edhe Granit Xhaka që la gjurmën e tij në këtë sfidë.

Rezultate befasuese për Chelsea dhe Manchester United. “Blutë” e Londrës u mposhtën në shtëpi nga Aston Villa me rezultatin 0-2, një rezultat që solli edhe shkarkimin e Graham Potter nga stoli i tyre. United u mposht në shtëpinë e Neëcastle me shifrat 2-0. Chelsea, ashtu si Liverpool, rrezikon gjithashtu hyrjen në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm. Everton-Tottenham do të mbyllë ditën e sotme javën e 29-të të ligës angleze.

La Liga ka luajtur javën e 27-të dhe pa që ekipet e mëdha të mos gabonin ndaj kundërshtarëve të tyre. Barcelona ka mposhtur kështu Elchen në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin e thellë 0-4. Katalanasit vazhdojnë të mbajnë kreun me një distancë të konsiderueshme nga rivalët e tyre të përjetshëm, Real Madrid. Barça nodhet në vendin e parë të tabelës me 71 pikë, 12 pikë më shumë se “Los Blancos”.

Real Madrid fitoi në “Santiago Bernabeu” me shifrat tenistike 6-0 ndaj Valladolid. Një performancë shumë e mirë nga “Los Blancos”, por që nuk mjaftojnë për të vënë në vështirësi kryesuesit e ligës, Barcelonën. Javën do ta mbyllë sfida e ditës së hënë, ajo mes Valencias dhe Rayo Vallecano.

Në Gjermani, na kampionatin e Bundesliga, Bayern Munich ka fituar derbin klasik kundër Borussia Dortmund me shifrat 4-2. Bavarezët kanë marrë këtë fitore tepër të rëndësishme duke u renditur tashmë në krye të tabelës me 55 pikë, ndërsa Dortmund ndodhet në vendin e dytë me 53 pikë. Gjithçka ende e hapur deri në fund të sezonit, por Bayern me këtë rezultat rrit motivimin e skuadrës dhe tregon se përse zgjodhi Thomas Tuchel në krye të stolit bavarez.

Union Berlin ka fituar ndaj Stuttgart me shifrat 3-0. Union Berlin është duke lëvizur nën hije këtë sezon duke befasuar në renditjen e tabelës. Ata ndodhen në vendin e tretë me 51 pikë, 2 më pak se Dortmund dhe 4 ndaj Bayern Munich.

Superliga shqiptare ka parë këtë fundjavë ekipet e kryeqytetit të marrin nga një fitore. Tirana mposhti Erzenin me shifrat 3-1, duke qëndruar kështu në vendin e dytë me pikë të barabarta me Partizanin, me nga 47 pikë secila. “Demat” fituan në Durrës ndaj Teutës me shifrat 0-2, duke bërë që beteja për të fituar kampionatin të jetë e ashpër dhe e hapur deri në fund.

Kastrioti mposhti Laçin me reuzltatin 2-1, Kukësi u befasua në shtëpi nga një Egnatia e madhërishme me shifrat 0-3, ndërsa Vllaznia është ndarë në paqe ndaj Bylisit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!