Rezoluta për dënimin e gjenocidit serb, Osmani: Ta miratojë Shqipëria, e bashkë e kërkojmë nga bota

schedule15:17 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 15:17 - 18 Dhjetor, 2020

Presidentja në detyrë e Kosovës kërkoi, në një bisedë me gazetaren Linda Karadaku në ABC, që Shqipëria ta miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb, pasi është dera e parë ku mund të trokitet për këtë çështje. Më tej, bashkarisht, Shqipëri e Kosovë mund të kërkojnë që gjenocidi të dënohet edhe nga shtete të tjera.

Vjosa Osmani u shpreh po ashtu, që është e pritshme që Kuvendi i Kosovës të presë që ai shqiptar të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb.

“Është e pritshme që ta kërkojmë miratimin e rezolutës edhe nga Shqipëria sepse ku do shkojmë ne para Shqipërisë, që është dera e parë ku trokasim. Ne punojmë me SHBA dhe BE, por shteti i parë ku kërkojmë të përkrahet e drejta jonë për drejtësi është Shqipëria. Pas Shqipërisë, do të ishim edhe më të fuqishëm me këtë kërkesë.”

Megjithatë, presidentja e pranoi se edhe vetë Kosova ishte e vonuar me miratimin e kësaj rezolute.

“Ka pasur një vonesë të paarsyeshme, por kur u vota ka pasur një unitet të plotë mes gjithë forcave që të nxjerrim diçka që mund të rezultojë në hapa konkretë.”

Dënimi i gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës duhet të bëhet nga të dyja shtetet bashkarisht e më pas, theksoi Vjosa Osmani, mund të dënohet edhe nga vende të tjera. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!