Rezoluta e PD për largimin e Berishës, “Rithemelimi”: Ultimatume nga të shkarkuarit, dorëheqja e Bashës u vonua

schedule21:32 - 21 Mars, 2022

schedule 21:32 - 21 Mars, 2022

Komisioni i Rithemelimit e ka cilësuar dorëheqjen e Lulzim Bashës të vonuar por një mundësi të mirë për të bashkuar demokratët. Përmes një deklarate, grupi i Rithemelimit i përgjigjet kërkesës së grupit të PD për të larguar ish-kryeministrin Sali Berisha. Komisioni i Rithemelimit shkruan se nuk është koha për ultimatume, por për bashkim të përmes votës së lirë.

Lexo edhe: Dorëheqja e Bashës, PD thirrje grupit të Rithemelimit: Gjeni mekanizmin për tërheqjen e Berishës

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit

“Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie. Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire. Tani nuk eshte koha per te nxjerre “ultimatume” apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve. Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules. Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!”

Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj, ka zbardhur draft rezolutën që nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj lexoi para grupit parlamentar demokrat pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar partie. Në draft rezolutë theksohet se grupi parlamentar i PD vlerëson dorëheqjen e Bashës, ndërkohë që u bëhet thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e Sali Berishës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!