Reznikov paralajmëron Perëndimin: Qëllimi i Rusisë është shkatërrimi i Ukrainës

schedule11:10 - 8 Shtator, 2023

schedule 11:10 - 8 Shtator, 2023

Ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës ka paralajmëruar homologët e tij perëndimorë se negociatat me Moskën nuk do të sjellin paqe dhe se Vladimir Putin mbetet i vendosur për të shkatërruar plotësisht Ukrainën dhe për të “asimiluar” qytetarët e saj në Federatën Ruse.

Në një artikull për The Guardian, Oleksii Reznikov thotë se çdo “marrëveshje” me Kremlinin nuk do t’i jepte fund konfliktit.

“Rusia kërkon njohjen e territoreve të okupuara të Ukrainës si territor i saj në këmbim të përfundimit të luftës”, tha ai.

“Megjithatë, kjo është padyshim vetëm për hir të një gjëje, për të fituar pak kohë, për t’u rigrupuar dhe për të ‘zgjidhur përfundimisht çështjen e Ukrainës’ duke përdorur burime të reja.

Rusia nuk e njeh ekzistencën e Ukrainës dhe popullit ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!