Një 21-vjeçar shqiptar tentoi që t’i merrte armën efektivit të policisë në momentin që u arrestua në Greqi.
Ngjarja ndodhi në një lagje të Athinës të hënën, ndërsa shqiptari rezistoi për disa minuta dhe tentoi që t’i rrëmbente armën policit.
Arma u shkrep aksidentalisht duke qëlluar një herë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Së bashku me shqiptarin u prangosën edhe dy shokë të tij me akuzën se pengimit të policisë të kryente arrestimin. /db/Abcnews.al


