“Rezistenca në ambientet e jashtme e bën të rrezikshëm”, onkologu në Francë thotë se virusi ka filluar të njihet

schedule22:52 - 18 Mars, 2020

schedule 22:52 - 18 Mars, 2020

Në një lidhje me “Byro Politike”, Erjon Dobi onkolog në Francë ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai theksoi se gjendja është e rënduar. Qytetarët nuk lejohet të dalin pa një formular ku edhe tregohen me detaje lëvizjet që do të kryejnë, ndryshe gjobiten.

Më tej ai tha se virusi ka filluar të njihet, por u shpreh se nëse deri tani karantinimi ishte 14 ditë, tashmë ka shkuar në 20 ditë. Onkologu tha se edhe në Francë masat u morën me vonesë, ndonëse tashmë janë drastike.

“Për lëvizjet nga shtëpia, plotësohet një formular. Situata në Francë është e vështirë sepse prej disa javësh jemi në një krizë. Jemi vendi i katërt me rastet më të prekura nga koronavirusi. Macron shpalli gjendjen e jashtëzakoshme duke e cilësuar situatën gjendje lufte. Të gjithë pajisen me formularë ndryshe gjobiten.

Duhet pasur kujdes sepse pjesa më e madhë në Francë bazohen në të dhëna shkencore. Dhe pavarësisht se për mometin rezulton trajtimi i suksesshëm, ka nevojë për studim të mëtejshëm. Janë disa struktura që po punojnë përsa i përket vaksinës.

Në një situatë të tillë kolapsi i çdo lloj sistemi shëndetësor është i mundshëm. Është akoma herët për të thënë se gjithçka do të varet nga ndryshimi i motit.

Virusi ka filluar të njihet pak më shumë, pas një studimi kinez ideja që virusi është deri në 14 ditë, sot ka shkuar deri në 20 ditë. 

Ndryshe nga SARS është më i rezistueshëm në ambientet e jashtme duke e bërë akoma edhe më të rrezikshëm. Franca e ka praktikuar, duhet mbrojtur personeli mjekësor, 14 mjekë janë në karantinë. Maskat dhe dorezat janë të rëndësishme për personelin mjekësor. Ndërsa qytetarët nëse kujdesen për kushtet higjenosanitare dhe respektojnë distancën apo moskontaktin me të tjerët nuk e kanë të domosdoshme ti përdorin”, u shpreh ai./abcnews.al