Në Durrës u përkujtua 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit Italian.
Në një ceremoni të thjeshtë, si çdo vit, veteran, qytetarë durrsakë, e përfaqësues të pushtetit local, bënë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut.
Fjalën e rastit në këtë ceremoni përkujtimore e mbajti drejtori i arsimit e kulturës në Bashkinë e Durrësit i cili tha se kjo datë shënon aktin më madhor e patriotik në emër të lirisë.
Ndërsa mbesa e heroit Ilda Ulqinaku, u shpreh e nderuar, që qyteti çdo vit kujton gjyshin e saj dhe patriotët e tjerë nga Durrësi, që dhanë jetën duke luftuar.
Heroi i Popullit, Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotët e tjerë nga Durrësi, por edhe nga qytete të tjera ishin të parët që e pritën me pushkë pushtuesin fashist më 7 prill 1939. Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan në mënyrë masive banorët durrsakë dhe patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit.
/ abcnews.al