“Rezistenca e majtë po punon për të ndaluar presidentin Trump”

schedule18:01 - 6 Shtator, 2018

schedule 18:01 - 6 Shtator, 2018

Sipas një autori anonim për New York Times, i cili vetëprezantohet si drejtues i lartë në presidencën amerikane, një rezistencë e majtë po punon për trë ndaluar presidentin amerikan Trump. Ky i fundit ka kërkuar që nëse ky person ekziston vërtet, duhet t’i dorëzohet qeverisë pasi rrezikon sigurinë kombëtare amerikane.

Brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë kanë nisur kërkimet, për autorin anonim të New York Times që po trondit administratën Trump, e cila tashmë mund të konsiderohet e izoluar. Autori e prezanton veten si një drejtues i lartë i presidencës, por pa dhënë identitetin e plotë, dhe tregon për një lëvizje Brenda Shtëpisë Së bardhë që po punon për të bllokuar një pjesë të axhendës së presidentit dhe vendimet e tij më të këqija. Kjo për të ruajtur sigurinë kombëtare amerikane

“Rrënja e problemit është imorilatiteti i presidentit. Ai nuk ka vlera dhe prandaj vendimet e tij jo vetëm nuk janë të parashikueshme, por shpesh ai i ndryshon brenda pak ditësh”, shkruan burimi anonim. Më tej, ai thotë që është pjesë e një rezistence të së majtës dhe kërkojnë që kjo presidencë të ketë sukses pasi në disa gjëra funksionon. Si për shembull reforma fiskale, por kjo jo për meritë të presidentit.

Sipas disa zërave, autori misterioz i këtij shkrimi mudn të jetë Mike Pence. Dhe të dhënat që të çojnë drejt zëvendëspresidentit është fjala “ylli polar”, të cilën ai e përdor shpesh. Por të tjerë mendojnë se kjo fjalë është përdorur qëllimisht për të larguar dyshimet nga autori i vërtetë.

Shkrimi ka shkaktuar zemërimin e Trump, i cili u shpreh se nëse anonimi frikacak ekziston me të vërtetë atëherë New York Times duhet ta dorëzojë në duart e qeverisë për arsye të sigurisë kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!