Rezervoi në emrin e një gruaje tavolinën në një restorant, zbulohet çfarë porositi Princi William

schedule08:39 - 24 Mars, 2023

schedule 08:39 - 24 Mars, 2023

Klientët e restorantit Buetero Bistro në Varshavë u befasuan kur panë Princin William të hynte të mërkurën mbrëma.

Sipas Daily Mail, britaniku gjakblu ka shijuar një vakt me vlerë më pak se 10 dollarë, ndërsa zgjodhi një sanduiç me mish derri.
Trashëgimtari i fronit britanik u fotografua nga një klient i restorantit që ndodhej aty.

Shihni fotot

Siç shpjegoi një burim për Daily Mail, Princi Ëilliam, i cili bëri një “vizitë personale sekrete” në Poloni , shkoi në restorant me një grup bashkëpunëtorësh të tij.

“Ai i pyeti se çfarë po planifikonin dhe u kërkoi të shkonin me ta. Ishte një mbrëmje e bukur. Kolegët e tij nga Kensington Palace e vlerësuan faktin që ai shkoi për të ngrënë me ta”, shtoi i njëjti burim.

Pronari i restorantit tha se nuk e kishte idenë se Princi William ishte i pranishëm, duke shtuar se tavolina me 11 ishte “rezervuar” për një festë ditëlindjeje për një grua të quajtur Daisy.

“Por përfundimisht u shfaq një truprojë dhe më tha se nuk do të kishte festë ditëlindjeje për Daisy dhe më pas Princi Ëilliam hyri në restorant,” shtoi pronari i restorantit, i cili tha se britaniku gjakblu hëngri gjithçka që provoi “që do të thotë se i pëlqenin ato”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!