Rezarta Shkurta nuk heq dorë nga Nexhmije Hoxha dhe i bën një dedikim

schedule11:57 - 24 Mars, 2022

schedule 11:57 - 24 Mars, 2022

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka kujtuar gjyshen e bashkëshortit të saj, Nexhmije Hoxhën. Ajo ka ripostuar në Instastory, një video që ka publikuar më 26 Mars 2020, ditën e vdekjes së gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta)

Rezarta është shprehur se e ka njohur si një gjyshe, jo si politikane dhe kjo është e vetmja shëmbëlltyrë e saj që mban mend.

“Tek po bëja scroll postimeve, më doli para kjo video dhe ndjeva mallëngjim. Në fëmijërinë time, gjyshërit nga babi nuk arrita t’i njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogël. Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e gjyshes për mua.

Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Unë të njoha ty si një gjyshe të mençur, që të gjeja duke  shkruar, dhe të lija sërish me penë në dorë”, ka shkruar Shkurta përmbi video./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!