Rezarta Shkurta befason fansat me vendimin e fundit

schedule12:46 - 26 Tetor, 2021

schedule 12:46 - 26 Tetor, 2021

Rezarta Shkurta ka qëndruar larg muzikës prej disa vitesh tashmë. “Gjysma ime” mban titullin kënga e saj e fundit që është publikuar pesë vite më parë. Përgjatë kësaj kohe, këngëtarja ka qenë e angazhuar me biznesin e saj.

Mesa duket, Rezarta ka vendosur të tërhiqet nga muzika dhe për këtë arsye ka vendosur ta përmbyllë me një projekt të veçantë. Këtë lajm e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale.

Po sikur t’iu thoja që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua”, ka shkruar Rezarta. /abcnews.al