Rey Manaj: Kujtime të bukura tek Interi, shpresoj të shënoj sot

schedule16:15 - 15 Prill, 2022

schedule 16:15 - 15 Prill, 2022

I intervistuar nga “Secolo XIX”, Rey Manaj, i cili do të përballet sot me ish-ekipin e tij, Interin, flet për eksperiencën e tij në Milano.

“Arritja e shpëtimit me Spezian nga rënia nga kategoria është objektivi numër një”, thotë Manaj

Në moshën 17-vjeçare debutove me Interin, çfarë kujtimesh ke?

“Me Mancinin luajta 7 ose 8 ndeshje, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, hera ime e parë në Serie A, një ëndërr që kur isha fëmijë, mund të kemvetëm kujtime të mrekullueshme nga ky ekip”.

Me kë ishe i lidhur më shumë nga lojtarët tek Interi?

“Në veçanti me Brozovic dhe Perisic, por ata janë lojtarë që i kanë marrëdhëniet e mira me të gjithë shokët e ekipit”.

Çfarë dëshire ke për ndeshjen e sotme?

“Sot gjëja më e rëndësishme është të dalim me ndonjë pikë dhe të sigurojmë matematikisht sigurinë për të qëndruar në Serie A. Shpresoj që të shënoj sot dhe të jem vendimtar me golin tim”, u shpreh Rey Manaj./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!