Elvis Rexha tregon problemin e madh të “Demave” në “Pressing” në ABC News. Gazetari i njohur deklaron se skuadra e kuqe ka humbur identitetin, teksa e komenton në këtë mënyrë kampionatin që po zhvillohet në Superiore.
“Partizani ka humbur identitetin. Është një skuadër që ka qenë e qetë, edhe në kohën e Starovës. Futej për një 0-0, kishte mbrojtjen më të fortë, sot është në vend të shtatë për mbrojtjen. Sot nuk ka identitet.
Gjithmonë e kanë ndërtuar skuadrën nga mbrojtja. Tirana? Asnjë skuadër nuk tregoi diçka më shumë, Tiranë e tregoi dhe mori hov. Kampionati më i bukur? Më intriguesi, po”, deklaron Rexha. /abcnews.al

