Revolucioni i transferimeve, FIFA godet keq menaxherët

schedule08:44 - 25 Shtator, 2019

schedule 08:44 - 25 Shtator, 2019

FIFA është e vendosur të ndryshojë rregullat e transferimeve, pasi është e shqetësuar nga ndikimi i madh që kanë disa menaxherë si dhe prej faktit që disa klube grumbullojnë talente pafund, të cilët nuk kanë shanse të luajnë për ekipin e tyre mëmë.

Vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kërkuar të hartohet një plan dhe pritet që shumë shpejt të miratohen ndryshimet. Qeveria e futbollit botëror e shikon absurde përfitimin e madh të menaxherëve, si në rastin e Mino Raiola në transferimin e Paul Pogba.

Agjenti i njohur përfitoi 40 milionë euro, pasi mori komision nga të tria palët e përfshira në atë transferim. Edhe klubet janë të shqetësuara për diçka të tilla, pasi nga vitit 2014 deri në vitin 2018 janë dhënë rreth 2 miliardë dollarë për komisionet e transferimeve. Nga ana tjetër edhe menaxherët kërcënojnë me gjyq nëse do tentohet që të kufizohen të ardhurat e tyre. Problem tjetër janë edhe tarifat e fshehura.

HUAZIMET – Klubet e fuqishme financiarisht blejnë shpesh lojtarë të rinj dhe më pas i huazojnë. Tashmë pritet të ketë kufizime. Lojtarët nën 21 vjeç që mund të çohen në klube të tjera do të jetë tetë, duke nisur nga sezoni 2021-2022. Një sezon më pas ai numër do të bjerë në gjashtë dhe klubet më të prekura janë Chelsea, Manchester City dhe Juventus, që kanë një numër të lartë futbollistësh të huazuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!