“Revolucion” te Chelsea, “blutë” e Londrës vendosin 9 lojtarë në listën e transferimeve

schedule16:33 - 20 Prill, 2023

schedule 16:33 - 20 Prill, 2023

Ardhja e manjatit amerikan Toddy Boehly në krye të bordi të Chelsea solli një sërë ndryshimesh, që nga shkarkimi i Thomas Tuchel në fillim të sezonit aktual e deri te transferimet e shumta të bëra në dy hapësirat e fundit të merkatos, lëvizje këto që sollën një skuadër të tejmbushur me emra cilësorë, por edhe me paga shumë të larta.

Mirëpo, plani nuk ka shkuar siç duhet dhe në këtë pikë të sezonit duket se gjithçka ka shkuar keq për “blutë”, të cilët nuk kanë arritur asgjë këtë sezon. Të eleminuar nga Carabao Cup e FA Cup, të eleminuar nga Champions League e “qershia mbi tortë”, vendi i 11-të në Premier League, duke i kushtëzuar kështu edhe nga pjesëmarrja në Kupat e Evropës sezonin e ardhshmë.

Kështu tepër i zhgënjyer nga paraqitjet e këtij sezoni Presidenti Boehly do të nisë operacionin “fshesa” te “blutë”, teksa aludohet se plot 9 lojtarë do të largohen nga klubi, ku padyshim nuk mungojnë as emrat e mëdhenj.

Në repartin e sulmit të rrezikuar janë Joao Felix, Havertz, Pulisic e Aubameyang, në mesfushë Ziyech Gallagher e Kovacic, ndërsa në mbrojtje i vetmi i rrezikuar është ish-kapiteni i “bluve”, Cezar Azpilicueta. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!