Një zbulim premtues nga studiuesit e Universitetit të Stanfordit mund të shënojë një kthesë historike në trajtimin e goditjes në tru. Një pajisje e re, e quajtur “mili-spinner”, po cilësohet si një nga risitë më të fuqishme në mjekësinë moderne, me potencial për të shpëtuar mijëra jetë në mbarë botën.
Pajisja është krijuar për të hequr mpiksjet e gjakut në tru me një saktësi dhe efikasitet të paprecedentë.
Neokirurgu Gentian Toshkezi deklaroi në “ABC e Mëngjesit” se aparaturat janë në përmirësim dhe se në sallat operatore po implenetohet tekonologjia artificiale.
“Aparaturat tona janë gjithmonë në përmirësim. Kemi aparatura me ekrane të mëdha, na e bëjnë edhe më lehtë ndërhyrjen operatore, gjë që edhe rezultati të jetë më i mirë. Është duke u implementuar në sallat tona operatore, roboti dhe teknologjia artificiale. Ndërhyrjet kirurgjikale bëhen më të lehta dhe preçize. Na mundëson të zhvillojmë aftësitë tona edhe më tej. Është metodë që ka kaluar edhe fazën eksperimanetale, jemi në fazën klinike. Nëse arrihet rezultati, mendohet që shumë shpejt do jetë në funksion të pacientit. Kjo është në varësi të fazës së tretë, që është faza klinike. Teknikat që ne kemi vijnë duke u përmirësuar. Kjo teknikë e re na mundëson të avancojmë më tej.”, theksoi ai./abcnews.al