Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Një artist në kuzhinë si Fatos Tahiri/ Kryeshef i kuzhinës së “La Ghiacciaia”, restoranti i elitës italiane

schedule08:38 - 24 Korrik, 2025

schedule 08:38 - 24 Korrik, 2025

Fatos Tahiri ka filluar punë në kuzhinë që në moshën 15-vjeçare.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Tahiri u shpreh se restoranti ku ai është shef, “La Ghiacciaia”, ka klientelë të shumtë.

Tahiri shtoi se në menu kanë futur edhe ballkavanë, dhe është pëlqyer shumë nga klientët.



“Me kuzhinën kam filluar me studimet e hotelerisë. Kur mbarova shkollën 18 vjeç, mora diplomën. Jam khyer prapë në Itali dhe po bëj eksperienca rreth e rrotull Italisë. Është një menu restoranti, kemi edhe menu ditore. Unë punoj me prodhime sezonale, si nga peshku, si nga frutat. Kemi shumë klientelë, dua ta di se çfarë ai po han në pjatë. Është filozofi e imja. Shpesh herë, klientët na kërkojnë recetat dhe ne ia japim. Kemi pasur një pjatë, traditë të Kosovoës, kemi bërë bakllava. Ua kemi propozuar klientëve tonë dhe e kanë pëlqyer shumë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!