Chrissy Teigen bllokoi mbi 1 milion persona nga llogaria e saj në Twitter, për shkak të akuzave që kanë qarkulluar së fundmi se kishte lidhje me financierin famëkeq, Jeffrey Epstein. Nëna e dy fëmijëve shkroi se ishte e shqetësuar për familjen e saj, pas sulmeve të shumta, duke e lidhur modelen me të dënuarin për pedofili.
“Kam bllokuar rreth 1 milion njerëz sot dhe akoma më duhet të merrem me këta të sëmurë. Prandaj ju lutem ma kurseni frazën “injoroji, janë thjesht ngacmime dashakeqe. Gjithsesi, do të bëj më të mirën time që të mos i argëtoj më ata. Ata jetojnë për këtë“, shkroi modelja.
Modelja 34-vjeçare vazhdoi të falënderojë përkrahësit, duke veçuar gazetarin Yashar Ali. “Faleminderit të gjithëve që më kanë ndihmuar, në inbox edhe jashtë tij. Njerëz që nuk i kam takuar kurrë kanë qenë kaq të mirë dhe më kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës.”
Sipas mediave të huaja, Teigen u akuzua se ka qenë pjesë e grupit të të dënuarit për pedofili, dhe se kishte udhëtuar me avionet e tij privatë të quajtur “Lolita Express.” “Kam fshirë deri tani 60 000 tëeets sepse s’i duroj dot më këta idiotë dhe jam e shqetësuar për familjen time. Nëse Tëitter-i nuk bën gjë vetë në lidhje me këto sulme, do të më duhet ta bëj unë.”, ka theksuar ndër të tjera modelja. /abcnews.al/