Revoltohet Bebe Rexha: Mjaft u thatë vajzave se duhet të buzëqeshin

schedule16:13 - 21 Nëntor, 2019

schedule 16:13 - 21 Nëntor, 2019

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha e cila është në një moment mjaft të mirë të karrierës së saj muzikore, së fundmi në rrjetin social instagram ka reaguar kundër bullizmit duke u fokusuar më së tepërmi te vajzat dhe gratë. Rexha krahas një fotoje të publikuar është shprehur e revoltuar, duke ngritur gishtin e mesit.

Krahas fotos ajo shkruan:

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë se duhet të qesh në foto. Publiko më tepër foto duke qeshur sepse dukesh shumë ‘emo’. Shkruaj këngë të hareshme. Ji e lumtur. Ja pra një version i imi me një foto të buzëqeshur. Mjaft u thatë vajzave se duhet të buzëqeshin që të duken të bukura,” shkruan Rexha.

/abcnews.al