Revoltohet Aurela Gaçe me dhunimin e 11-vjeçares: A ka ligj? Si nënë e 2 vajzave është e tmerrshme

schedule16:44 - 30 Gusht, 2022

schedule 16:44 - 30 Gusht, 2022

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka reaguar lidhur me dhunimin e 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka konsideruar monstra, të cilët kanë kryer një vepër montruoze.

Sipas Aurelës, nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpittra të tjerë.

Postimi i plotë:

Si nënë e dy vajzave, kjo që lexoj e dëgjoj është ….e tmerrshme është pak të thuash.
5 qênie që frymojnë mbi tokë, arrijnë me gjakftohtësi të dhunojnë një te mitur. Pa fjalë.
A kanë nëna, motra?
Shpesh thuhet për ndonje person që kryen vepra montruoze se ishte i sëmurë mendor.
Po më këtë rast çfare i bie te jenë? 5 te sëmurë? 5 çfare? Se nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë.
A KA LIGJ ?
A ka dënim të mjaftueshëm për monstrat?
Mjerë fëmija me çfare është pêrballur.
Çfare duhet të bëjmë?
Nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpirtra të tjerë./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)