Revista prestigjoze e cilëson Shqipërinë një vend piktoresk, Rama: Vlerësohet stili i jetesës në fshatrat tanë

schedule12:16 - 31 Janar, 2024

schedule 12:16 - 31 Janar, 2024

Revista prestigjoze “House and Garden” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe artikullin, kryeministri Edi Rama thotë se revista e përshkruan Shqipërinë si një vend piktorest.

Në artikull, ndër të tjera, thuhet se vlerësohet stili i jetesës në fshatrat e vendit tonë, ku ndërthuren gjurmët e lashta të historisë, traditat artizanale, shpirtërore dhe folklorike.

“Edhe revista prestigjioze “House and Garden” e ka prezantuar Shqipërinë si një vend piktoresk, ku vlerësohet stili i jetesës në fshatrat tanë, aty ku ndërthuren gjurmët e lashta të historisë, traditat artizanale, shpirtërore, folklorike me frymën për t’i rikrijuar, rigjallëruar e përmes ekoturizmit modeleve të qëndrueshme të zhvillimit e të mikpritjes”, shkruan Rama në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!