Revista polake: Shqipëria, një thesar i fshehur në Ballkan

schedule09:23 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:23 - 1 Dhjetor, 2023

E quajtur shpesh xhevahiri i pazbuluar i Evropës, Shqipëria ofron një ndërthurje të jashtëzakonshme peizazhesh të bukura, histori dhe kulturë të pasur dhe një mikpritje të ngrohtë, shkruan në një artikull revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”.

Ky është vendi i përsosur për një udhëtim të minutës së fundit nga Varshava për ata që duan të zbulojnë diçka të re dhe të pazakontë. Nga shtigjet malore e deri te ujërat blu të detit Adriatik, Shqipëria ju fton të zbuloni thesaret e saj të paeksploruara.

Peizazhet

Shqipëria krenohet me peizazhet e saj, nga malet madhështore tek plazhet e pacenuara deri tek luginat atraktive. Bregdeti shqiptar, me ujëra të kristaltë dhe gjire mahnitëse, është një vend ideal për t’u çlodhur.

Monumentet

Vendi është i pasur me monumente historike, nga rrënojat e lashta deri te qytetet e stilit osman. Gjirokastra dhe Berati, të njohur si qytetet e gurit dhe një mijë dritareve, janë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe janë dëshmi e historisë së pasur të Shqipërisë.

Kultura

Kultura shqiptare është një ndërthurje magjepsëse e ndikimeve ballkanike, greke, osmane dhe italiane. Festivalet, muzika, vallet dhe traditat lokale janë dëshmi e gjallë e mozaikut të pasur kulturor që ofron Shqipëria.

Kuzhina

Kuzhina shqiptare edhe pse më pak e njohur është plot shije dhe aroma. Duke përdorur përbërës të freskët vendas, ofron një shumëllojshmëri gatimesh me ndikime mesdhetare dhe ballkanike. Nga prodhimet e freskëta të detit e deri te gatimet tradicionale të mishit, një udhëtim kulinar nëpër Shqipëri është një festë e vërtetë për “qiellzën”.

Natyra

Shqipëria ofron mundësi të panumërta për adhuruesit e natyrës dhe rekreacionit aktiv. Nga ecja në malet shqiptare deri te eksplorimi i parqeve dhe liqeneve të shumta kombëtare, Shqipëria është vendi i përsosur për ata që duan të jenë pranë natyrës.

Shqipëria-surpriza e Evropës

Duke zgjedhur Shqipërinë ju do të përjetoni një udhëtim unik në një nga vendet më magjepsëse të Evropës. Nëse kërkoni aventura kulturore, bukuri natyrore apo shije të pazakonta, Shqipëria ofron mundësi të pafundme për të zbuluar dhe shijuar çdo moment të udhëtimit tuaj.