Revista gjermane: Zbuloni kulturën e larmishme dhe të pasur të Shqipërisë

schedule08:34 - 21 Mars, 2024

schedule 08:34 - 21 Mars, 2024

Sipas legjendës, populli i Shqipërisë u formua nga pasardhës të shqiponjave. Sot shqiponja është simboli kombëtar, shkruan revista gjermane “Kultursommer Rheinland-Pfalz”.

Gadishulli Ballkanik është një parajsë për adhuruesit e shpendëve me më shumë se 350 lloje zogjsh vendas. Kjo vjen si rezultat i bimësisë së pasur të vendit, brigjeve, maleve dhe pyjeve.

Kultura e Shqipërisë është po aq e larmishme sa natyra. Në veçanti, kultura popullore i referohet një tradite të larmishme dhe të pasur.

Përveç veshjeve popullore, si brezi i vendosur rreth belit apo fustanella për meshkujt, pjesë përbërëse e kulturës janë edhe llojet e ndryshme të valleve popullore, epikat gojore dhe baladat.

Po aq e rëndësishme është edhe muzika popullore tradicionale shqiptare, e cila nuk mungon në asnjë festë apo dasmë.

Shpesh përdoren instrumente si Lahuta, Çiftelia apo Sharki.

Tingujt shoqërohen me të kënduar, zakonisht këngë epike që përfaqësojnë historinë dhe vlerat e vendit.

Gadishulli Ballkanik ishte pjesë e Perandorisë Osmane deri në vitin 1912, dhe shumë ndikime të asaj kohe ndihen edhe sot.

Në veri të Shqipërisë, zbatohet ende Kanuni, një kod gojor i asaj kohe, por gatimet vendase si byreku dhe bakllavaja dëshmojnë të shkuarën e vendit në kuzhinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!