Revista ekonomike “Forbes” i dedikon faqen e parë Berluskonit

schedule13:54 - 24 Prill, 2018

schedule 13:54 - 24 Prill, 2018

Silvio Berlusconi, lideri i Forza Italia që tashmë ka në dorë krijimin ose jot ë qeverisë së re italiane, cilësohet si njeriu i një mijë sfidave nga prestigjozja Forbes, e cila i ka dedikuar faqen e saj të parë

Revista ekonomike Forbes i ka dedikuar faqen e parë të numrit të muajit muaj, Silvio Berlusconit. Sipërmarrësi, lider i Forza Italia, është zgjedhur si simbol i miliarderëve italianë. Një njeri – një mijë sfida, është ky titulli i artikullit – intervistë në të cilën Berlusconi ka kujtuar dhe njëherë sukseset e arritura në jetë. Ish kryeministri Italian u shpreh se sa herë që armiqtë e tij prisnin që ai të dështonte, aq herë ata zhgënjeheshin.

Lideri i Forca Italias është zgjedhur nga Forbes si simboli i një Italie e cila sfidon për veten dhe për të tjerë, një vend që sipas revistës ekonomike meriton të cilësohet këmbëngulës.

Berlusconi shprehet krenar për arritjet e tij duke i renditur që nga ndërtimi, televizioni dhe sporti ku me ekipin e Milan, i cili me Berlusconin si president ka aritur dhe sukseset më të mëdha. Duke folur për veten, ish-kryeministri shprehet se është një sipërmarrës që I është dhënë borxh politikës. Ai gjithashtu nuk lë pa përmendur punimet në kohë rekord për t’i dhënë një shtëpi njerëzve të prekur nga tërmeti, sukseset në politikën ndërkombëtare ku ishte dhe projektuesi i shtrëngimit të duarve mes ish presidentit amerikan Bush dhe Presidentit rus Putin. Nëj takim që i dha fund luftës së ftohtë

Për sa i përket pengjeve, Berlusconi u shpreh i prekur për faktin se nuk ka arritur asnjëherë të bindë 51 për qind të italianëvë që ti japin besimin për të cuar deri në fund revolucionin liberal. Problemi sipas tij ëshët fragmentizimi por kjo është dhe demokraci, në këtë mënyrë është e drejtë që të jetë populli Sovran ai që vendos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!