Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”. Grupet kriminale vepronin në disa qytete mes të cilëve, Tirana, Durrësi, Lezha, Kruja, Vlora dhe Burreli.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga 20 persona, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit. SPAK tha se ka goditur grupin kriminal që drejtohej nga të Ervis Martinaj, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish-deputeti Arben Noka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se Emiljano Shullazhin që ndodhet në burg për ka dhënë informacion mbi realizimin e vrasjes se Durim Bamit. SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milione euro jane para cash ora të shtrenjta, makina të blinduara etj. SPAK thotë se ka zbardhur 8 ngjarje kriminale mes të cilave vrasje dhe vrasje të mbetura në tentativë. Mes tyre ajo e Shkëlzen Kastratit ne shkurt te vitit 2021 në qytetin e Fierit.
Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë, të shtetasit Preng Gjini, makina e te cilit u shperthye me tritol ne Tirane. Po keshtu spak thote sa ka xbardhur edhe atentatin ndaj Durim Bamit e ndodhur në nëtor të 2020 , në zonën e Krujës. Gjithashtu është zbardhur atentati I deshtuara ndaj Ervis Martinaj dhe Toni Xheçukës, gjatë vitit 2021. Pjesë e aktivitetit kriminal të këtyre grupeve ishte edhe kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt, sigurim kushtesh për vrasje apo pastrim parash, korrupsionit./abcnews.al


