Revanshi i socialistëve, veriu feston me Ramën/ “Xhaketat e vjetra” nuk kritikojnë Ramën, por tremben nga “suksesi”

schedule23:07 - 12 Qershor, 2023

schedule 23:07 - 12 Qershor, 2023

Kur Partia e Punës ndërroi emër 32 vjet më parë për tu bërë Partia Socialiste e Shqipërisë, pakkush kishte menduar se ajo mund të arrinte në ditën që me 3 mandate të pandërprera në qeveri, të kontrollonte edhe 90% të bashkive.

Namik Dokle është një xhaketë e vjetër, i cili sot i gëzohet suksesit dhe ju rri larg kritikave.

“Thinjat e mia mund të thonë vetëm kaq, dashuroni me partinë dhe jo me veten tuaj në parti”.

Musa Ulqini është nga ata socialistë që ka provuar egërsinë e pushtetit të Berishës.

“Unë mendoj që Partia Socialiste që në 32 vite, i ka bërë këtij vendi shumë më tepër të mira, se sa i ka krijuar probleme”.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është nostalgjike për kohën në opozitë.

“E ndjej herë pas here dhe e ndjej me disa shokë të mi të kohës së opozitës, si për shembull Erion Braçe, ne jemi tipa që kemi edhe pak nostalgji për opozitën se kanë qenë kohë kur punonim me zemër dhe realisht, ne kur bënim opozitë, bënim opozitë të vërtetë”.

Erjon Veliaj erdhi në PS me ftesë të Edi Ramës, pas një kohe të gjatë të aktivizmit në krye të Mjaftit, dhe sot është një nga figurat më dominante të partisë.

“Është sot partia më e votuar nga të rinjtë.”

Ulsi Manja la punën si prokuror për t’ju bashkuar Edi Ramës në opozitë.

“Unë e mendoj më shumë se sa 10 vjet Partinë Socialiste në pushtet”.

Pandeli Majko është ndoshta më i thinjuri në skuadrën e Edi Ramës.

Por çfarë kanë thinjat e tij për t’i thënë kupolës së PS-së?

“Ky pushtet i tepër nuk i dedikohet aq shumë Partisë Socialiste, por faktit që kemi përballë një opozitë që i duhet ende kohë për të zgjidhur problemet e veta. Mos mendoni që të paturit e pushtetit është pozicion komod”.

Në festë munguan njerëz me peshë që po përballen me drejtësinë, si Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Alqi Ballako, Lefter Koka, etj. Por njërëzi, socialistët e orëve të para, apo të rinjtë e partisë, nuk duan ta prishin festën duke folë për ta.

Rexhë Biberaj ka qenë gjithë jetën e tij demokrat dhe kryetar komune i Sali Berishës. Tashmë i zgjedhur kryebashkiak i Tropojës me Edi Ramën, do të trokasë gotat edhe për Partinë Socialiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!