Reuters: Rusia krijoi një program armësh në Kinë. Po prodhon dronë me rreze të gjatë

schedule12:25 - 25 Shtator, 2024

schedule 12:25 - 25 Shtator, 2024

Rusia ka krijuar një program armësh në Kinë për të zhvilluar dhe prodhuar drone me rreze të gjatë për t’u përdorur në luftën kundër Ukrainës, sipas dy burimeve nga një agjenci e inteligjencës europiane dhe dokumenteve të shqyrtuara nga Reuters.

IEMZ Kupol, një degë e kompanisë ruse të armëve në pronësi të Almaz-Antey, ka zhvilluar dhe testuar një model të ri droni të quajtur Garpiya-3 (G3) në Kinë me ndihmën e specialistëve vendas, sipas raportit.

Kupol i tha ministrisë së mbrojtjes në një përditësim të mëvonshëm se ishte në gjendje të prodhonte drone duke përfshirë G3 në shkallë në një fabrikë në Kinë, në mënyrë që armët të mund të përdoren në “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, termi që Moska përdor për luftën.

Ministria e Jashtme e Kinës i tha Reuters se nuk ishte në dijeni të një projekti të tillë, duke shtuar se vendi kishte masa të rrepta kontrolli për eksportin e dronëve ose mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!