Reuters reportazh për emigrantët në Shqipëri: Në kamp do strehohen rreth 3 mijë persona

schedule12:19 - 5 Qershor, 2024

schedule 12:19 - 5 Qershor, 2024

Marrëveshja mes Shqipërisë edhe Italisë për hapjen e qendrës pritëse të emigrantëve në Gjadër jo pak herë ka ngjallur reagime për mënyrën se si do të funksionojë. Media prestigjioze reuters ka publikuar një artikull të gjatë me të gjitha detajet.

Marrëveshja, e rënë dakord për pesë vitet e para, parashikon strehimin e 36 mijë emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit, rreth 75 km në jug të kryeqytetit të vendit, Tiranës.

Ata do të qëndrojnë në një bazë ajrore pranë në Gjadër, e cila mund të strehojë deri 3000 njerëz. Të dy objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të realizohet nga rojet shqiptare.

Disa banorë të zonës, që janë intervistuar nga gazetarët e Reuters, mbështesin ndërtimin e qendrës në këtë zonë.

“Unë mendoj se është një gjest humanitar që duhet bërë. Dikush tjetër na ka nderuar më parë, dhe ne sot duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Qeveritë ndoshta mendojnë ndryshe, mirëpo njerëzit duhet të bëjnë gjeste të mira.”

Në kamp nuk do të jetë vetëm emigrantë nga vende që Italia i konsideron të sigurta por edhe nga 21 vende të tjera, duke përfshirë Bangladeshin, Egjiptin, Bregun e Fildishtë dhe Tunizinë.

Sipas një raporti të përgatitur nga parlamenti dhe shërbimi i buxhetit të shtetit, mund të shkojë afro 610 milionë euro midis 2024 dhe 2028.

Por si do të funksionojë? Sic raporton reuters, emigrantët e përzgjedhur do të dërgohen direkt në Shqipëri pasi të jenë kapur nga autoritetet italiane.
Zyrtarët do të përpiqen të shqyrtojnë kërkesat për azil brenda 28 ditëve, shumë më shpejt se muajt që duhen aktualisht në Itali.

Shumica dërrmuese e kërkesave pritet të refuzohen, sepse vendet nga vijnë emigrantët konsiderohen të sigurta, gjë që kufizon automatikisht hapësirën për marrjen e azilit.
Sipas mediave italiane emigrantët e parë nuk do të mbërrinin deri në nëntor.

Duke ndihmuar Melonin, qeveria në Tiranë po siguron një mbështetje të rëndësishme teksa synon të bëhet anëtare e BE-së. Kjo po i tregon gjithashtu pjesës tjetër të Evropës se është e gatshme të ndihmojë bllokun 27-vendesh që të përballet me një nga problemet e tij më të vështira të viteve të fundit.

Shqiptarët kanë thënë gjithashtu se kjo është një mënyrë për të falënderuar Italinë, e cila pranoi mijëra shqiptarë që u larguan pas rënies së komunizmit në 1991./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!