Marco Reus është për shumëkënd futbollisti më i talentuar gjerman, por kapiteni i Dortmund nuk ka pasur asnjëherë fat me dëmtimet. Shumë herë është frenuar sapo kishte arritur formën e tij më të mirë dhe po aq herë është rikthyer.
30-vjeçari qëndron pushim prej 4 shkurtit dhe po bën maksimumin të rikuperohet për sfidën e kthimit ndaj PSG-së në Champions League, që luhet me datë 11 mars në Francë. Reus flet për Kicker rreth gjendjes së tij dhe tregon se çfarë ka më shumë rëndësi për momentin.
“Gjëja më e rëndësishme është që të shërohem plotësisht dhe dhimbja të largohet. Shpresoj të jem në dispozicion të skuadrës në një kohë të shkurtër, edhe pse nuk është akoma e qartë se në cilën ndeshje do të rikthehem“, deklaron Reus. /abcnews.al