Pazari i vjetër i Gjirokastrës, në zemër të qytetit të gurtë, për disa orë u kthye në një skenografi retro, ku koha dukej sikur kishte ndalur. Në rrugicat me kalldrëm të qytetit, nuk dëgjoheshin vetëm zhurmat e hapave të turistëve, por edhe zhurma karakteristike e motorëve të vegjël të makinave italiane të viteve ‘50.
Ikonat e automobilizmit klasik italian, Topolino-t, mbushën rrugët historike të Gjirokastrës. Një koleksion unikal, i sjellë në Shqipëri nga Topolino Club Italia, me dhjetëra modele të restauruara me kujdes dhe dashuri, që tashmë janë shumë më tepër se mjete transporti – janë copëza historie dhe trashëgimi personale për ata që i posedojnë.
“Une vij nga Reggio Emilia dhe bej pjese tek “Topolino Club Italia” I cili eshte edhe klubi qe organizon kete tur ne Shqiperi. E kemi menduar dy vite me pare dhe kemi nisur kontaktet me autoritetet dhe me ambasaden pastaj jemi mbledhur nje nga nje dhe kemi nisur kete tur. Kjo eshte pjesa e pare e tij. Pjesa e dyte do te zhvillohet vitin e ardhshem ne Itali aty ku duam te takojme komunitetet shqiptare ne qender te Italise. Ky eshte qellimi I ketij aktiviteti. Ne kemi ardhur te njohim Shqiperine pasi per pjesen me te madhe tonen nuk kishim ardhur kurre dhe per ne ka qene nje surprise e bukur. Kemi patur nje pritje shume te ngrohte. Makina eshte nje Topolino C e vitit 1950. Kete ma kish blere babi ne vitin 1967 ne kohen qe une punoja ne ushtri disa kilometra larg shtepise. Duke qene se une e kisha te veshtire te shkoja perdite me bleu kete makine te cilen une e perdora deri ne vitin 1975. Me pas makina qendroi pa levizur per 20 vite me rradhe deri ne vitin 1995. Kur une nisa ta restauroja cmontova cdo pjese dhe e kam rimontuar per nje kohe prej dy vitesh e gjysme. Ne 1998 nisa udhetimet me te dhe qe atehere kam pershkruar me kete makine rreth 100 mije kilometra ne Itali dhe ne te gjithe Europen.
Une kur e restaurova shpenzova rreth 25 milione lireta por nuk mund te merja mbrapsht nese e shisja as 10 milione. Une nuk mendoj kurre ta shes, pasi kjo makine ma ka ndryshuar per mire jeten. Fale kesaj makine, klubit dhe miqve qe kane makina te tilla une kam shetitur te gjithe Italine dhe pjesen me te madhe te Europes duke njohur shume njerez dhe shume kultura te tjera te Europes. Kjo sepse klubi yne ben pjese ne nje federate europiane me nje klub holandez dhe nje klub hungarez dhe secili klub organizon aktivitete te ndryshme ne vendet perkatese. Vitin e ardhshem do te jete edhe 90 vjetori I topolinos qe ka lindur ne 16 qershor 1936 dhe ne po organizohem I per nje aktivitet ne Torino pikerisht per te festuar 90 vjetorin e topolinos se pare te prodhuar.”
Për të, si për shumë të tjerë, Topolino nuk është vetëm një makinë, por një urë lidhëse me kujtime familjare, me pasionin për historinë dhe një mënyrë jetese që ngjall nostalgji. Daniela Dakskobler, një tjetër anëtare e klubit, tregon se ky tur është bërë tashmë një traditë për komunitetin e tyre.
“Ne vijme nga thuajse gjysma e Italise dhe kemi bere kete udhetim ne Shqiperi per t’u njohur me njerezit pasi eshte hera e pare qe vijme. Ne cdo vit organizojme nje udhetim te tille jashte Italise. Vitin e kaluar ishim ne Hungari dhe sivjet zgjodhem te vijme ne Shqiperi dhe te shetisim ne thuajse te gjithe vendin. Kam pare qe njerezit e njohin mjaftueshem Makinen. Ndoshta nuk dine emrat apo historine por si makine e njohin. Jo te gjithe por eshte nje makine e njohur edhe ne Shqiperi. Makina ime eshte e vitit 1954. Eshte seria e fundit e prodhimit te Toppolinos pasi ne 1955 u nderpre prodhimi dhe nisi te prodhohej e famshmja Fiat 500. Ky eshte modeli C jane edhe modelet e tjera me karrocerine e vjeter qe nisin qe ne vitin 1936 perpara luftes. Makinen e kemi blere ne nje koncesionar. E denim historine por ishte nje gjendje goxha te keqe. e ka restauruar im shoq. Ka shpenzuar me teper se dy vite. Eshte ribere motorri dhe shume pjese te tjera pasi ishin gjera te nevishme sepse makina nuk ishte ne gjendje te mire. Kemi perdorur vetem pjese origjinale pasi ne Itali ka ende punishte qe prodhojne pjese per keto makina, por ka edhe pjese origjinale te gjetura ne magazine.”
Viti 2026 do të shënojë gjithashtu 90-vjetorin e Topolinos, një nga modelet më të dashura të Fiat-it, e cila u prodhua për herë të parë më 16 qershor 1936. Klubi është tashmë në organizim të një aktiviteti madhor në Torino, qyteti ku nisi historia e këtyre makinave.
Topolinot nuk janë thjesht mjete të rralla, ato janë dëshmitarë të kohës, të kujtimeve dhe të udhëtimeve që lidhen me më shumë se një brez. Dhe tani, edhe Shqipëria është bërë pjesë e kësaj aventure nostalgjike që përçon emocione dhe histori përtej kufijve. / abcnews.al /

