Retë “aliene” mbulojnë qiellin e Skocisë

schedule22:50 - 30 Maj, 2023

schedule 22:50 - 30 Maj, 2023

Në qiellin skocez u shfaqen re të mahnitshme të ngjashme me “UFO-t”.

Ato u panë në një zonë të madhe malore të rajonit dhe rreth qytetit të Inverness.

Këto re të rralla, të quajtura re thjerrëz, zakonisht formohen pranë vargmaleve malore ose në zonat kodrinore, por si dhe pse formohen ato?

Këto re formohen kur ajri lëviz mbi majat e kodrave ose maleve.

Ndërsa era ftohet, ajo kondensohet dhe bëhet një re, por retë thjerrëza janë të ndryshme nga retë e tjera pasi ato nuk lëvizin në qiell.

Ndërsa reja qëndron në vend, ajri i ri që ngrihet lart e bënë atë lëmuar dhe të rrumbullakët.

Sipas Met Office (shërbimi kombëtar i motit në Mbretërinë e Bashkuar) retë formohen kur ajri është i qëndrueshëm dhe erërat fryjnë nëpër kodra dhe male nga një drejtim i ngjashëm në lartësi të ndryshme përmes troposferës, rajoni më i ulët i atmosferës së Tokës.

Kështu që herën tjetër që dikush pretendon se ka parë një anije kozmike aliene në qiell, sigurohuni që t’u tregoni atyre gjithçka për retë thjerrëza para se të lajmërojnë Nasën!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!