Restaurohet Mozaiku i Tiranës, Islami: Dëmtime të mëdha, por ndërhyrja i zgjat jetën

schedule15:43 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:43 - 7 Tetor, 2020

Nga Leontina Nika

Një grup resturatorësh të rinj të udhëhequr nga specialisti i Institutit te Monumenteve të Kulturë Agron Islami, kanë nisur punën për konsolidimin e Mozaikut të Tiranës, ku problematika më e madhe e tij qëndron tek lëvizja dhe shkeputja e gurëve dekorativ.

Veçantia e këtij Mozaiku, qëndron, jo vetëm tek punimi dhe dekorimi, por edhe për vetë faktin se gjendet në zemër të kryeqytetit, ç’ka ndryshon edhe datat  historike .

“Ky mozaik është i veçantë pasi është një objekt që ndodhet në Tiranë dhe i jep një tjetër Tiranës, duke bërë që jë ditë ne të gjejmë një vit më të hershëm se ai që i përket Tirana”, ka thënë Islami.

Sa i përket përmasave, serish është ndër mozaikët  më të mëdhenj që gjinden në tërritorin shqiptar

“Ky mozaik është gati 8 me 12 një sipërfaqe e madhe, mozaiku që i themi ne Tiranë përbëhet nga tre pjesë”, është shprehur ai.

Parimi i konservimit të tij qëndron në konsolidim dhe pastrim të mozaikut, por jo në plotësimin e vendeve bosh të gurëve,  por në zgjatjen e jetës së tij, për këto arsye sipas  specialistit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!