Nga Leontina Nika
Restaurohet vepra unike e David Selenicës, “Vajtimi i mbivarrshëm”. Ikona pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar u vodh në vitin 1994 dhe u rigjet pas 2 vitesh.
Studiuesi i njohur i David Selenicës Ahilino Palushi, nuk e fshehë gëzimin e rishikimit të veprës, tashmë të restauruar, në pavionin e ikonave në Muzeun Historik Kombëtare .
Kjo ikonë është e rrallë, jo vetëm për faktin se nga ky autor kemi në ditët tona, vetëm 5 vepra, por “Vajtimi i mbivarrshëm” në pikturë kavaleri deri më sot nuk ekziston thekson studiuesi.
Nëse Onufri karakterizohet nga e kuqja, dy shekuj më pas, Davidi i Selenicës nga Vlora në shekullin e 18, veçohet për të zezën , sipas Palushit.
Veçantia e këtij artisti, qëndron te forca e portretit. Edhe portreti i parë laik, mbanë firmën e tij.
Vepra është një ndër ikonat e rralla që ndodhen në këtë muze, realizuara nga David Selenica, piktori i madh shqiptar i gjysmës së parë të shekullit XVIII.
Pas këtij xhirimi, vepra do të ruhet në fond dhe ekspozohet në raste të veçanta për publikun. David Selenica ,ishte një piktor shqiptar i fundshekullit të XVII dhe fillim shekullit të XVIII.
Ai konsiderohet si një nga figurat më të shquara të ikonografisë në Shqipërinë post-Bizantine. Punët e tij ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në pavionin e ikonave, si dhe në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.
Punime të tjera të David Selenicës gjenden në disa manastire në Malin e Athosit. Si dhe në Voskopojë ruhen shtatë prej muraleve të tij./abcnews.al