Shiu i dendur “pushton” Tiranën, meteorologët thonë se dimri sapo ka nisur

schedule14:52 - 7 Nëntor, 2019

schedule 14:52 - 7 Nëntor, 2019

Në shumë prej qyteteve të vendit reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të lartë deri të premten. Meteorologët nuk përjashtojnë përmbytjet në zona të caktuara. Ndërkohë në Tiranë kanë shkaktuar trafik të rënduar.

Të mbërrish në orar në destinacion në një ditë me shi në Tiranë është një mision i vështirë.  Me trafik të rënduar  automjetesh përballesh në thuajse çdo rrugë të kryeqytetit.  Situatë të ngjashme duket se do të përjetojmë dhe ditët në vijim.

Reshjet parashikojnë meteorologët në pjesën më të madhe të vendit do të vijojnë deri të premten.  Në zona të caktuara nuk përjashtohen dhe përmbytjet.

Përmirësim të motit  sipas  Shërbimit “Meteoalb” pritet të kemi mbrëmjen e të premtes, por reshjet parashikohet të rikthen gjatë fundjavës. Sa i përket temperaturave meteorologët thonë se ato do të jenë 1 deri në 2 gradë më të larta se normalja e muajit.

10 ditshi i parë i nëntorit parashikohet të mbyllet me mot të paqëndrueshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!