Për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë ditëve të fundit në vend, nën Shkodra tashmë është në rrezik. Gazetari Simon Shkreli raporton se niveli i Bunës vijon që të rritet ndërsa fshati Obot gjendet në rrezikun e ujit.
Buna rrezikon që të dalë nga shtrati ndërsa situata kritike duket edhe me Liqenin e Shkodrës, i cili pritet të ketë dalje tek ura e vjetër.
Probleme me energjinë nuk ka, ndërsa banorët e fshatit Obot kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Një prej tyre thotë për mikrofonin e ABC se banesa e tij nuk është përmbytur, por situata duket kritike.
Po ashtu, gazetari Shkreli raporton se hidrometri tregon probleme në zonën e Dajçit, kur prurjet po arrijnë një pikë kritike. s.b/abcnews.al/