Rreth 1500 hektar tokë nën ujë dhe 15 ura të dëmtuara. Ky është bilanci paraprak i dëmeve që shkaktuan reshjet intensive të shiut të ditëve të fundit në vend. Nga fshati Sheqeras në Bashkinë e Maliqit ku ende ka prani uji në tokat bujqësore ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se po punohet për riparimin e argjinaturave.
“Ka në rang vendi 15 ura të dëmtuara, një pjesë prej tyre është shembur dhe do kërkojnë investim domethënës. Qasja jonë është jo vetëm të qëndrojmë pranë banorëve pas kërkesave të kryetarëve të bashkive sa i përket rezervave materiale të shtetit, ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara. Kemi kërkuar gjithashtu nga bashkitë që të bëjnë kërkesat për sa i përket ushqimeve për blegtorinë, koncentrat për blegtorët e prekur, dhe jemi në kushte ku po shpërndajmë në mbarë vendin edhe ushqime për blegtorinë. Evidentime do bëhen dhe kemi mundësinë të bëjmë dëmshpërblime sipas parashikimeve ligjore. Është herët për një bilanc, kemi vetëm bilance paraprake dhe na rezulton që kemi rreth 1500 hektarë tokë nën ujë”, tha Vengu.
Në Qarkun e Korçës reshjet e shiut ja kanë lënë vendin borës. Reshje me intesitet te ulet kanë rënë në Dardhë, Vithkuq dhe Shtyllë mbi 1000 m lartësi. Në segmentin Boboshticë – Dardhë po vijon puna për pastrimin e rrugës.
Ndërsa rruga Qukës -Qafë Plloçë është bllokuar për qarkullimin e automjetëve. Një masiv dheu dhe gurësh ka rënë në vendin e quajtur “Tunelet”. Firma kontraktore po punon per hapjen e nje baypass provizor per kalimin e mjeteve. Aktualisht për të udhëtuar drejt Tiranës mund te perdoret aksi Plloçe-Pogradec-Qafe Thanë.
Ndërkohë Vjosa është rikthyer në shtrat. Niveli i lumit në Novoselë dhe urën e Mifolit sipas emergjencave civile ka rënë dhe familjet e evakuara pak ditë më parë në fshatin Fitore dhe Novoselë janë rikthyer në shtëpi.
Uji ka nisur të tëhiqet nga tokat bujqësore në Kashisht dhe Kafaraj. Ndërsa në 25 banesa në fshatrat Çerven dhe Ferras vijon të ketë prani uji.
Semani aktualisht është brenda argjinaturës. Niveli I tij ka pësuar rënie, por prurjet parashikohet të shtohen sërish. Banorëve të zonave të ulëta ku kalon lumi emergjencat civile iu kanë kërkuar të marrin masa për të parandaluar dëmet që mund të shkaktojë vërshimi I Semanit.
Në Sarandë vijon të jetë nën ujë një pjesë e tokave, përmbytur nga Bistrica si pasojë e çarjes së argjinaturës në fshatin Çukë.
22 familje të komunitetit rom po qëndrojnë në çadra pasi në banesat e tyre ka ende ujë. Dy banesat në Vllahat ku pati çarjet toke po mbahen në monitorim. Ndërkohë pritet të nisë riparimi I urës së Metoqit dëmtuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Reshjet e bores kane nisur dhe ne veri te vendit. Mjetet borëpastruese po punojnë për te garantuar qarkullimin ne segementin rrugor Qafe Thore- Theth.

