Reshjet e dendura kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme duke sjellë përmbytje dhe vështirësi në qarkullim.
Si pasojë e reshjeve intensive gjatë gjithë ditës së sotme, përroi i Fiçós në lagjen Palorto ka dalë nga shtrati, duke përmbytur zonën e poshtme të qytetit.
Zona muzeale dhe lagjet përreth kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa agjencitë përkatëse ndodhen në terren për menaxhimin e situatës. Autoritetet po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji.


