Reshjet e shiut ”mbushin” Fierzën, arrin në 283 metra

schedule15:54 - 2 Maj, 2022

schedule 15:54 - 2 Maj, 2022

Nga Erblina Mile

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm.Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dije se niveli i ujit në këtë ujëmbledhës ka arritur në 283 metra.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut,shkrirjes së dëborës por edhe për shkak të mosshfrytëzimit. Aktualisht në Fierzë nuk po prodhohet energji elektrike për efekt të rritjes së rezervës energjitike.

Sipas të dhënave rezulton se në 10 ditë niveli i ujit në Fierzë është rritur me 5 metra.

Ndërkohë në Koman aktualisht po prodhohet energji  dhe niveli është 170,5 metra  thuajse në të njëjtin nivel me 10 ditë më parë.Ndërsa Vau i Dejës është në kuotën e 72.5 metrave.

Ndërkohë prurjet vijojnë të jenë të mëdha edhe pse në krahasim me 10 ditë më parë kanë një rënie  minimale.Në Fierzë prurjet arrijnë në 260 m3 në sekond.

Qeveria ka shpallur emergjencën energjitike në vend, ndërkohë që në mbledhjen e fundit qeveria ka shtyrë deri në fund të vitit gjendjen e emergjencës.

Për të kursyer  energjinë elektrike, qeveria po mendon që të faturojë më shumë një pjesë të familjeve shqiptare.Në këtë mënyrë  ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’u vijë një  çmim më i shtrenjtë në faturën e dritave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!