Reshjet rrisin nivelin e Vjosës, Subashi: Ende s’ka vend për panik, rreziku pas mesnate

schedule19:43 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 19:43 - 11 Dhjetor, 2021

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë thuajse gjatë gjithë ditës së sotme kanë bërë që niveli i lumit Vjosa të rritet ndjeshëm. Në një deklaratë për mediat nga ura e Mifolit, kryetari i bashkisë Armando Subashi u shpreh se në disa zona Vjosa ka arritur nivele thuajse maksimale, por shtoi se ende nuk ka nevojë për panik.

Ndërsa bëri të ditur se të gjithë administratorët ndodhen në terren, kryebashkiaku u bëri thirrje banorëve që jetojnë në zona problematike që të marrin masat.

“Jemi ne gatishmeri maksimale dhe do te qëndrojmë ne terren gjate gjithë natës. Ne Memaliaj Vjosa është më shumë se 7.5. Niveli kritik është 8. Kemi nxjerrë në terren administrstorë, po njoftojnë njerëzit të kenë kujdës me gjënë e gjallë e nëse shihet e nevojshme ta evakuojnë. Rreth mesnatës situata mund të përkeqësohet.”

Sipas Subashit, nëse do të ketë përkeqësim të mëtejshëm të situatës do të kërkohet edhe ndërhyrja e forcave të ushtrisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!