Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë Kurbinin dhe Krujë më problematike situata mbetet tek nënkalimi i autostradës në Fushë Mamurras.
Ujërat e grumbulluara kanë bërë të vështirë kalimin e automjeteve ndërsa disa autovetura janë bllokuar në pjesën e poshtme të nënkalimit prej nivelit të lartë të ujit.
Kjo situatë vijon prej disa ditësh dhe asnjë masë nuk është marrë nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve. Një pjesë e drejtuesve të mjeteve të vogla janë kthyer pasi nuk mund të rrezikojnë kalimin me sasinë e mbledhur të ujit.
Siç duket nga pamjet, një pjesë e autoveturave kalojnë me vështirësi, disa të tjerë kthehen andej nga kanë ardhur dhe zgjedhin rrugë alternative. Kjo situatë është e përvitshme, bllokimi i zgarave të rrjedhjes së ujit nga mbetjet e shkakton problemin ndërsa në disa raste janë vetë banorët që i zhbllokojnë. /abcnews.al/