Reshjet e dendura të dëborës në Turqi ka bërë që aeroporti i Stambollit të pezullojë fluturimet deri në një njoftim të dytë.
Turkish Airlines u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë përditësimet në faqen e saj të internetit për fluturimet nga Aeroporti i Stambollit dhe Aeroporti Sabiha Gökçen i cili po ashtu ndodhet në Stamboll.
Disa avionë u devijuan në aeroporte të tjera. Reshjet e borës ishin më të përqendruara në rajonet qendrore dhe lindore të Turqisë javën e kaluar, por temperaturat ranë ndjeshëm edhe në perëndim dhe veriperëndim të vendit duke filluar nga fundjava.
Stambolli pati reshje të lehta dëbore më 22 janar, por një stuhi e fortë që filloi vonë më 23 janar duke krijuar një situatë problematike. /abcnews.al