Gjermania po përballet me motin ekstrem, ku si pasojë e reshjeve të dendura të borës janë anuluar shërbimet e trenave dhe fluturimet, gjë që pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
Kompania ajrore Lufthansa informoi për probleme serioze në fluturimet për dhe nga aeroportet e Mynih dhe Frankfurt, ndërsa transporti hekurudhor (DB) këshilloi pasagjerët që të shtyjnë udhëtimet.
Përveç problemeve të rënda të trafikut ajror, hekurudhor dhe rrugor, Shërbimi Federal i Motit (DËD) paralajmëroi gjithashtu rrezikun e dëmtimit të infrastrukturës dhe ndërtesave për shkak të dëborës dhe ngricave.
/abcnews.al