Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e dendura/ Shtohen prurjet në Kaskadë, nisin shkarkimet e kontrolluara në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës

schedule09:58 - 6 Janar, 2026

schedule 09:58 - 6 Janar, 2026

Qarku Shkodër po përballet me reshje shiu dhe rritje të prurjeve në lumenjtë e zonës, por deri tani nuk janë raportuar përmbytje apo probleme të mëdha infrastrukturore.

Hidrovoret furnizohen pa ndërprerje, ndërsa HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës kanë nisur shkarkime të kontrolluara me një sasi prej 700 m³/sekondë për të menaxhuar rritjen e prurjeve.

Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për monitorimin e situatës.



Sipas DRUK Lezhë, lumenjtë Drin, Kir dhe Gjadër kanë shtuar prurjet, por nivelet mbeten poshtë kuotave të rrezikut për përmbytje. Rezervuari Shtodër dhe digat e tjera janë gjithashtu të sigurta, ndërsa hidrovoret Vilun dhe Ças janë në funksion me kapacitet të plotë.

Në Malësi e Madhe reshjet kanë qenë mesatare, por fshati Flakë mbetet i bllokuar për shkak të prurjeve të përroit, ndërsa disa zona në Kelmend dhe Shkrel raportojnë ndërprerje të energjisë elektrike. Në Vau i Dejës, lumi Gjadër ka dalë nga shtrati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Njoftimi për qarkun Shkodër:

Po ju dërgojmë informacionin e përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër, datë 06.01.2026 Hidrovoret furnizohen pa nderprerje.Prej ditës së djeshme, si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, me një sasi aktuale prej 700 m³/sekondë. Komisioni i Emergjencave civile i Qarkut është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për monitorimin e situatës dhe, deri më tani, nuk është evidentuar asnjë problematikë. DRUK Lezhë Prurjet nga perrenjt e në lumenj jane shtuar ne sasi te konsiderueshme por deri tani nuk jane konstatuar probleme ne Kanale kullimi,Argjinatura , KUL dhe Digen e Rez. Shtoder .

Niveli ujit nga Ura Vjeter e Bunes eshte poshte kuotes se rrezikut Lumi Drin ,lumi Kir ,lumi Gjader kane shtuar prurje por niveli eshte poshte kuotes rrezikut per permbytje. Rezervuari Shtoder eshte poshte kuotave te rrezikut per permbytje. Hidrovoret Vilun e Cas jane ne funksion me nga 5 pompa e ne gadishmeri per funksionim me kapacitet te plote .

Bashkia Malësi e Madhe

•Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshje shiu me intensitet mesatar, të cilat vazhdojnë edhe aktualisht. •Deri në këto momente nuk raportohen raste problematike.

•Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të Përroit.

•Raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Bashkisë Malësi e Madhe, konkretisht në Kelmend, Shkrel. Bashkia

Vau i Dejës

•Vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë.

•Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në Lagjen Kapedani Bashkia

Fushë-Arrëz

•Në territorin e kësaj bashkie janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale. DRV Shkodër Sipas informacioneve nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve që administrohen nga DRV Shkodër nuk ka problematika në qarkullimin rrugor.

OSHEE Shkodër

Per momentin rezulton pa energji elektrike zona e Postribes e cila perpak kohe vendoset në pune dhe në Kelmend po punohet per rikthimin e energjisë. •Zonat e tjera janë të gjitha me energji

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!