Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Shkodër, bashkia kërkon mjetet e ushtrisë

schedule08:32 - 8 Janar, 2021

schedule 08:32 - 8 Janar, 2021

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të vendit. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se në Shkodër ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm. Mësohet se rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë në ujit 60 cm. Ndërkohë, në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banoret e Obotit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!