Reshjet e dëborës në Rrugën e Kombit, pa probleme qarkullimi i mjeteve në Morinë-Kukës

schedule20:41 - 25 Nëntor, 2023

schedule 20:41 - 25 Nëntor, 2023

Pavarësisht reshjeve të dendura të borës,  qarkullimi i autmojeteve në  segmentin Morinë-Kukës-Tunel-Rrëshen i Rrugës se Kombit është pa probleme.

Drejtuesit e automjeteve në afërsi të tunelit të Kalimashit duhet të kenë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të mjegullës së dendur, sidomos nga Fushë Dukagjini.

Gjatë mesditës, në këtë segment, përdoruesit e rrugës patën vështirësi nga bora që i gjeti të pa përgatitur me paisje dimërore./abcnews.al