Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Reshjet e borës shkaktojnë probleme në zonën e Qafë Thorës, vijon punë për hapjen e rrugës

schedule09:30 - 6 Shkurt, 2026

schedule 09:30 - 6 Shkurt, 2026

Për shkak të reshjeve të 24 orëve të fundit në zonat malore, janë shfaqur probleme në aksin që lidh Thethin me Bogën, konkretisht në zonën e Qafë Thores, ku si pasojë e ortekëve dhe reshjeve të dëborës ka pasur bllokim të rrugës.

Firma kontraktuese ka punuar për të mundësuar hapjen e këtij segmenti dhe tashmë ai është i hapur, por kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.



Sa i përket zonave të tjera, nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve.

Segmenti rrugor Bogë–Qafë Thore–Theth, gjatë dimrit, është i ekspozuar ndaj ortekëve, të cilët krijojnë probleme dhe vështirësi në ndërhyrje nga ana e firmës kontraktuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!